Nis ndërtimi i rrugës me katër korsi nga Gllobari në Tërstenik

GllogocPostuar: 09:48 / 06.04.2018

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës me katër korsi, nga fshati Gllobar në drejtim të Terstenikut. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar të gjithë qytetarët për këtë projekt dhe ka vlerësuar si me të rëndësishmin për Drenasin.

Ky projekt është pjesë e autostradës së planifikuar nga Skenderaj në drejtim të Komoranit dhe kjo është faza e parë e punimeve në territorin e Drenasit, ku shumë shpejt pritet të fillojnë punimet edhe në fazën tjetër nga Tërsteniku në Polluzhë.

"Është ditë e madhe për Drenicën, Drenasin dhe krejt Kosovën, sot filluan punimet në rrugën me katër korsi, nga Gllobari deri në Trestenik. Faleminderit Kadri Veseli, Pal Lekaj dhe të gjithë kontribuuesve tjerë!", ka thënë Lladrovci përmes një postimi në Facebook.

"Rrjetëzimi i Drenicës me autostradë, do të jetë lehtësim për të gjithë qytetarët, jo vetëm të Drenicës por të gjithë atdhetarëve që vijnë me rastin e ditëve të shënuara, në këtë zonë të pasur me histori. Drenica i meriton gjithë të mirat e lirisë tonë!", ka theksuar ai.  /InfoKomuna/