Nis programi i vizitave në terren për nëna dhe fëmijë në Drenas

GllogocPostuar: 15:50 / 21.03.2019

Në Drenas u përurua fillimi i programit të vizitave në shtëpi për nëna dhe fëmijë. Ky projekt i përkrahur nga UNICEF-i ka për qëllim mbrojtjen, përmirësimin dhe mirëqenien e shëndetit të nënave dhe fëmijëve, në veçanti të grupeve të varfra dhe të cenueshme.

Me rastin e fillimit të projektit , kryetari Lladrovci falënderoi UNICEF-in për përkrahje në këtë projekt dhe tha se “ky program do të dëshmojë stabilitetin e sistemit tonë lokal shëndetësor në Drenas dhe në të ardhmen duke zbatuar praktikat më të mira për kujdesin e nënës dhe fëmijës, do të bëhet pjesë e përditshmërisë së profesionistëve shëndetësor”.

Me këtë rast u vizitua një familje në shtëpi për të parë në praktikë se si funksionon ky program.

Me këtë rast të pranishëm ishin edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, dhe shefi i Zyrës së UNICEF-it për Kosovë, Murat Sahin. /InfoKomuna/

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.