Nisin punimet e rrethrrotullimit në fshatin Drenoc të Malishevës

GllogocPostuar: 16:31 / 13.09.2021

Në fillimin e punimeve të infrastrukturës rrugore, saktësisht të rrethit në fshatin Drenoc të Komunë së Malishevës, drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Milazim Morina dhe anëtarët e kryesisë së fshatit, morën pjesë në fillimet e punimeve të rrethit.

Drejtori, Ahmet Morina para qytetarëve, theksoi se ''Komuna e Malishevës ekzaktësisht qeverisaj lokale vazhdon me investime kapitale në infrastrukturën rrugore e cila u lehtëson lëvizjen më të shpejt të qytetarëve dhe përmirëson sigurinë në trafik, prandaj edhe ky projekt është  ndër shumë projekte të fshatit tuaj që po standartizon cilësinë e jetës edhe në infrastrukturën rrugore për qytetarët''.

Vlera financiare e këtij projekti është afërsisht 30 mijë euro dhe punimet pritën të përfundojnë sipas dinamikës së planifikuar kohore. /InfoKomuna/

PejëKomente: 0 Bora mbulon edhe Rugovën 10:18 / 23.09.2021 Në disa vise kodrinoro-malore të vendit tashmë kanë filluar edhe reshje të bores.