Nuk po asfaltonte rrugën në Kishnarekë sipas paramasës, Lladrovci ia ndërpret punën

GllogocPostuar: 10:31 / 13.12.2018

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas shqetësimeve të pranuara nga ana e banorëve të fshatit Kishnarekë si dhe vlerësimit të Drejtorisë së Urbanizmit se punimet nuk janë duke shkuar sipas paramasës, ka dhënë urdhër të ndërpriten punimet për asfaltimin e rrugës në këtë fshat, deri sa të përgatitet baza sipas paramasës për asfaltim.

Kompania e kontraktuar nga ana e Komunës nuk kishte kryer punimet sipas planifikimit të kontratës së nënshkruar dhe nuk i kishte evituar dëmet e shkaktuara nga shtrirja e kabllove nëntokësore, që njëkohësisht ka ndikuar drejtpërdrejt ne këto pengesa.

Kryetari Drenasit, Lladrovci, ka thënë se do t’i behët vërejtje kompanisë për mosrespektimin e kontratës dhe afateve dhe u ka bërë apel të gjitha kompanive që kanë nënshkruar kontratë me Komunën e Drenasit që t’i përmbahen asaj dhe t’i kryejnë punimet sipas paramasës, në të kundërtën do të merren masa ndaj tyre.