Për shkak të punimeve teknike, Drenasi mbeti pa ujë të Pijshëm

GllogocPostuar: 16:33 / 30.03.2018

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a, njofton të gjithë konsumatorët e Komunës së Drenasit se gjatë ditës së sotme, duke vazhduar edhe ditën e nesërme, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit, janë punimet teknike nga ekipet e ujësjellësit më konkretisht, vendosja e ujëmatësve zonalë. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e komunës së Drenasit”, thuhet në njoftimin e tyre. /InfoKomuna/