Përfundon ndriçimi në disa rrugë të fshatit Shtrubullovë e Komoran

GllogocPostuar: 12:09 / 06.10.2018

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit ka finalizuar disa nga projektet e saj për ndriçimin e rrugëve në lagjet e fshatit Shtrubullovë dhe të Komoranit.

Ka përfunduar ndriçimi në rruget “Shaban Shala” dhe “Antigona Fazliu”, duke përshirë rrugën “Sokol Elshani” në Shtrubullovë dhe rrugën “Ali Lladrovci”, “Fadil Krasniqi”, “Emin Krasniqi”, “Ali Gashi”, “Paria e Drenicës”, “Rasim Sopi” dhe “Nazmi Gashi” në Komoran.

Gjatë këtij viti do të përfundojnë edhe projekte të tjera të planifikuara për këtë vit nga kjo drejtori. /InfoKomuna/