Prezantohet korniza e Planit Zhvillimor Komunal në Drenas

GllogocPostuar: 15:08 / 22.05.2019

Në sallën e Kuvendit Komunal të Drenasit është bërë prezantimi i kornizës zhvillimore në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal 2019-2027.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci falënderoi mbështetësit e hartimit të PZHK-së si dhe grupin punues për kontributin e dhënë në finalizimin e këtij plani i cili parasheh zhvillimin e Komunës së Drenasit për tetë vitet e ardhshme.

Në takim ishin, drejtoresha e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues të GIZ-it gjerman, përfaqësues të KEDS-it, të ujësjellësit rajonal “Prishtina” si dhe grupi punues për hartimin e PZHK-së.

Plani Zhvillimor Komunal pasi të kalojë në fazat e shqyrtimit publik me qytetarë, shqyrtimin nga MMPH-ja, pritet të kalojë në Kuvendin Komunal për miratim. /InfoKomuna/