Vlerësohet Komuna e Drenasit për respektimin e barazisë gjinore

GllogocPostuar: 17:07 / 20.09.2017

Në takimin e së mërkurës të organizuar nga “PEN – Peen Educators Netëork”, me temën “Gratë në Vendimmarrje Lokale”, Komuna e Drenasit ka marrë mirënjohje për kontributin e dhënë ne realizimin e projektit “Veprojmë për Barazi”, transmeton InfoKomuna.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci pas marrjes së mirënjohjes për kontributin e dhënë ne realizimin dhe respektimin e barazisë gjinore, tha se Komuna e Drenasit përfshirjen e grave në vendimmarrje e ka bërë me përkushtimin me të madh për të respektuar se edhe gruaja ka ndikim ne shoqëri dhe është e gatshme të përballoj sfida gjatë udhëheqjes në menaxhim./InfoKomuna/