Arrestohet pylltari, kërkoi 50 euro ryshfet

GraçanicëPostuar: 13:18 / 11.10.2016

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Graçanicë një rojë të pyllit, të nacionalitetit serb pasi që ka kërkuar një personi tjetër 50 euro që mos t’ia shqiptojë gjobën për transportim të druve.

Policia ka arrestuar të dyshuarin si dhe ka konfiskuar 50 euro tek djali i të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit nga i dyshuari është konfiskuar arma zyrtare (pushkë gjuetie me 5 fishekë të cal 12 mm) ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje