Graçanica do të ndërtojë në Laplasellë 24 banesa për raste sociale

GraçanicëPostuar: 16:51 / 22.03.2018

Komunarët e Graçanicës kanë paraparë që gjatë këtij viti të ndërtojnë 6 blloqe banesash për rastet sociale në fshatin Laplasellë të kësaj komune.

Katër prej tyre do të ndërtohen me buxhet komunal, ndërsa dy të tjera nga Ministria e Administrimit të Pushtetit, kurse vlera e tyre është gjysmë milioni euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në një njoftim të Komunës së Graçanicës thuhet se janë duke kërkuar përfundimin e kontratave dhe për 16 njësi të tjera banimi që janë ndërtuar në të njëjtin fshat dhe në Graçanicë e të cilat janë ende të pabanuara.

Vlera e parashikuar e ndërtimit është 450.000 euro dhe do të ketë gjithsej 24 apartamente.

PejëKomente: 0 Nis projekti gjysmëmilionësh në sheshin e Pejës 15:14 / 19.06.2019 Në sheshin e qytetit të Pejës ka nisur të hënën realizmi i fazës së parë të projektit, që parasheh rindërtimin e pjesës qendrore të sheshit “Skënderbeu” deri të rruga që shkon për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
PodujevëKomente: 0 Memoriali "Shqiponja" ngritet në Podujevë 14:22 / 19.06.2019 Në 20-vjetorin e çlirimit të Podujevës, është përuruar memoriali “Shqiponja” te rrethi rrotullimi i rrugës Prishtinë – Merdare”, në Podujevë.