Graçanica do të punojë në forcimin e multi-etnicitetit

GraçanicëPostuar: 14:15 / 14.09.2016

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, për të diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe për zhvillimin e Komunës së Graçanicës përmes projekteve kapitale.

Kryeparlamentri i ka ofruar mbështetje të plotë kryetarit të Graçanicës për vazhdimin e punës dhe zbatimin e projekteve kapitale në dobi të zhvillimit ekonomik lokal dhe në interes të gjitha komuniteteve që jetojnë në Komunën e Graçanicës.

Ndërkaq, Kostiq e ka falënderuar Veselin për mikpritjen dhe mbështetjen e ofruar.

Ai tha se përmes projekteve kapitale, Graçanica do të mbështes të ardhmen qytetarëve të saj dhe do të forcojë multi-etnicitetin.