Graçanicë: Dy të plagosur, ngjarja nuk kishte motive etnike

GraçanicëPostuar: 10:48 / 03.02.2021

Pak minuta pas orës 22:00, mbrëmë në Graçanicë ka ndodhur një përleshje që për pasojë pati edhe dy të plagosur.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se plagosja ka ndodhur pasi pronari i restorantit, Boban Ristiq ka urdhëruar mysafirët që të largoheshin menjëherë nga lokali i tij.

Duke mos iu bindur urdhërit, një person ka filluar përleshjen fizike pas së cilës ka shkrepur me armë zjarri, duke plagosur pronarin e restorantin dhe një mysafir tjetër.

Incidenti ka ndodhur në restorantin “Bella Vista” të Graçanicës.

Pasi kanë shtënë me armë, dy të dyshuarit shqiptarë XH.B. 57-vjeçar dhe A.L. 54- vjeçar janë arrestuar, ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar.


Mësohet se gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën./Indeksonline/

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...
GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.