Matiçani me disa fshatra të Graçanicës nesër 5 orë pa ujë

GraçanicëPostuar: 15:48 / 13.04.2018

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e lagjes ,,Mati,, Zona Qendër Komuna e Graçanicës me rrethinë, Hajvalia dhe Çagllavica, se nesër, më 14 prill, duke filluar nga ora 22:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit, për 5 orë, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë, janë punimet teknike në lagjen ,,Matiçan,, që do të realizohen nga ekipet teknike të Ujësjellësit të Prishtinës, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.