Mblidhet Komiteti i Sigurisë në Graçanicë

GraçanicëPostuar: 10:05 / 14.11.2016

Sot në mesditë, në Qendrën Kulturore në Graçanicë, do të mbahet sesioni i Komitetit Komunal të Sigurisë.

Kjo seancë e jashtëzakonshme e dyta me rradhë po bëhet me kërkesë të qytetarëve të komunës së Graçanicës, e  planifikuar nga Kryetari i Komitetit të Sigurisë si dhe  Kryetari i Komunës së Graçanicës Vladeta Kostiq, raporton Radiokim, përcjellë Klan Kosova.

Pika kryesore e takimit do të jetë “situata e keqe e sigurisë në komunën e Graçanicës”.

Dhjetë ditë më parë në qendër të këtij qyteti kanë protestuar një numër qytetarësh për të shprehur pakënaqësinë me gjendjen e sigurisë, vjedhjet e  shpeshta dhe sulmin e fundit ndaj 85 vjeçarit, Vojisllav Popoviq.

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.