Në Graçanicë promovohet numri emergjent 112

GraçanicëPostuar: 14:56 / 11.02.2017

Agjencia për Menaxhim Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me rastin e Ditës Evropiane të Numrit Emergjent 112, ka promovuar këtë numër në një manifestim publik në komunën e Graqanicës.

Qytetarëve të kësaj komune me këtë rast u janë ndarë bluza me numrin 112, fletushka informuese për këtë numër e gjëra të tjera me qëllim që qytetarët të jenë sa më të informuar rreth shërbimit të emergjencave.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha tha se sot është viti i katër i promovimit të këtij numri të përbashkët.

Brenda vitit në qendrat operative bëhen rreth 38 mijë thirrje nga qytetarët e vendit, prej të cilave sipas Hoxhës ka rezultate të prekshme.

Në uljen e rrezikut nga fatkeqësitë kundër fatkeqësive natyrale në Kosovë me promovimin e numrit emergjent 112, e ka mbështetur UNDP-ja.

Fumihiko Tominaga nga UNDP-ja tha se ky numër është në dispozicion 24 orë për t’i mbrojtur qytetarët nga çfarëdo fatkeqësie, qoftë natyrore, apo e shkaktuar nga njeriu.

Ndërsa, Mahir Hasani nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka falënderuar UNDP-n për mbështetjen e dhënë.

Derisa, në fund u janë ndarë edhe certifikata punëtorëve të AME-së që kanë treguar përkushtim dhe janë dalluar me punën e tyre.