Haliti e Tolaj diskutojnë për zgjidhjen e kontesteve të privatizimit

VitiPostuar: 13:50 / 10.07.2019

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim pune drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja institucioneve, si dhe për shqyrtimin e zgjidhjes së çështjeve që kanë mbetur të hapura.

Kryetari Haliti e njoftoi Tolajn për punën dhe aktivitetet komunale, ndërkaq drejtori i AKP-së, Valon Tolaj, e ka falënderuar kryetarin Haliti për pritjen, si dhe ofrimin e bashkëpunimit në të ardhmen, në zgjidhjen e kontesteve të mundshme, që kanë të bëjnë me privatizimit. /InfoKomuna/

PodujevëKomente: 0 Largohen deponitë ilegale në Podujevë 11:48 / 27.05.2020 Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka dalë në terren për të përcjellë largimin e deponive ilegale në territorin e komunës.
Komente: 0 Konfirmohen 13 raste me COVID-19 dhe dy persona të shëruar 20:10 / 31.05.2020 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se sot janë testuar gjithsej 113 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar 13 raste me COVID-19.
MalishevëKomente: 0 Sqaron Komuna e Malishevës: Janë 329 raste të thumbuar nga rriqrat e jo 811 13:33 / 27.05.2020 Shtabi Komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, sqaron opinion se lajmi i dhënë në disa medie se në Komunën e Malishevës janë thumbuar 811 persona nga rriqrat, nuk qëndron dhe besojnë që pa dashur është keqkuptuar njoftimi i IKSHP-së, lidhur me gjendjen nga thumbimi i...