Hamza: Komunat qe 10 vjet inkasojnë vlerën e njëjtë të të hyrave

Postuar: 09:43 / 16.01.2019

Komunat e Kosovës qe 10 vite e kanë të njëjtë nivelin të inkasimit të të hyrave, e kjo gjendje sipas ministrit të Financave, Bedri Hamza nuk do duhej të ishte e tille sepse sipas tij, komunat do të duheshin të punonin me shumë në këtë drejtim.

Hamza në  një takim pune mes kryeministrit dhe kryetarët e Komunave në kuadër të “Forumi Konsultativ Qeveri – Komuna”, ka kritikuar kryetarët e komunave për mungesë të inkasimit të të hyrave vetanake.

“Sa i përket situatës së përgjithshme makro-fiskale në vend, e kemi përmbyll vitin mirë, me një deficit më te mirë se sa ai i planifikuar. Granti prej nivelit qendror në komuna është rrit ne vazhdimësi dhe do të rritet. Përveç rritjes së grantit ne jemi duke punuar dhe shumë komuna tjera janë përfituese të projekteve nga donatorët”.

“Një financim që nuk është ne nivelin adekuat është inkasimi i të hyrave vetanake. Niveli vetanake është i njëjtë si vitet e kaluara dhe mungesa e inkasimit të të hyrave jua vështirëson financimin e projekteve. Këtë vit e kemi financuar në buxhet ligjin për Prishtinën dhe ligjin për Obiliqin, i kemi marr në konsideratë shumë projekte të komunave”.

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.