Hani i Elezit dhe Fondacioni “Terre des hommes” me marrëveshje bashkëpunimi

Hani i ElezitPostuar: 11:42 / 10.11.2016

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim pune zyrtarë të Fondacionit “Terre des hommes” me në krye znj. Alketa Lasku zv Drejtoreshë e Fondacionit dhe z, Naim Bilalli Menagjer të rasteve të “Fondacionit Terre des hommes”.

Në takim ku ishin prezent edhe Musafer Dernjani, Drejtorë i Drejtorisëpër Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Amir Bushi, Drejtorë i Qendrëspër punë sociale u trajtua tema e respektimit të të drejtave të fëmijëve sipas standardave ndërkombëtarepër mbrojtjen e fëmijëve të aplikueshme në Kosovë.

Për të arriturkëtë qëllim Komuna e Hanit të Elezit dhe “Fondacioni Terre des hommes”nënshkruan “Marrëveshje Bashkëpunimi” me qëllim të mbrojtjes së tëdrejtave të fëmijëve në bazë të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, standardeve tjera ndërkombëtare dhe ligjet e aplikueshme nëKosovë.

Sipas“Marrëveshjes së Bashkëpunimi” misioni i "Terre deshommes" në Kosovë është mbrojtja e fëmijëve dhe krijimi i një rrjeti tësigurt për fëmijë në Kosovë, dhe qëllimi i kësaj Marrëveshjeje ështëformalizimi i bashkëpunimit në mes të palëve me qëllim të ngritjes sënivelit të mbrojtjes së fëmijëve dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre,duke siguruar bashkëpunimin dhe koordinimin ndër-institucional dhe tëprofesionistëve përgjegjës.

Kjo do të arrihet duke bashkërenduarpunën në mes të Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), në veçanti Qendrës për Punë Sociale (QPS) për themelimin dhefunksionalizimin e plotë të Tryezës për Menaxhimin e Rasteve (TMR) sidhe duke siguruar bashkëpunimin dhe koordinimin efikas në mes të gjithë anëtarëve të TMR-së në identifikimin e hershëm, referimin dhemenaxhimin e rasteve të fëmijëve në rrezik të mesëm dhe të lartë, tëdefinuar me rregulloren e brendshme të TMR-së.

Marrëveshje emirëkuptimi siguron që procedurat dhe standardet për mbrojtjen efëmijëve të aplikohen plotësisht gjatë punës së profesionistëvepërgjegjës
“Fondacioni Terre des hommes” do të përkrahë themelimindhe funksionimin e Grupeve Këshilluese të Komunitetit (GKK) mepërkrahjen e Zyrës Komunale për Kthim dhe Komunitete (ZKKK) përmespërfaqësimit të komuniteteve në këtë grup lidhur me identifikimin ehershëm të fëmijëve në rrezik, referimin dhe përkrahjen e familjeve sidhe organizimin e iniciativave të ndryshme në nivel komuniteti dhekomune për adresimin e çështjeve të mbrojtjes së fëmijëve, promovimindhe avokimin për të drejtat e fëmijëve dhe familjeve në nevojë. /InfoKomuna/