Hani i Elezit përfiton nga Japonia grant prej 61 mijë euro

Hani i ElezitPostuar: 09:55 / 20.03.2019

Komuna e Hanit të Elezit dhe Zyra ndërlidhëse nga Qeveria Japoneze në Kosovë, nënshkruan "Marrëveshje Bashkëpunimi" me të cilën Komuna e Hanit të Elezit përfiton grant nga Japonia në vlerë prej 61,016.94 euro.

Këto mjete këto që sipas marrëveshjes do të shfrytëzohen për blerjen e një kamioni për mbeturina e cila do të shfrytëzohet nga Kompania për menaxhimin e mbeturinave “Pastrimi”.

Në aktin e nënshkrimit të marrëveshjes prezent ishin Kryetari i Komunës Rufki Suma,  Kazuyuki Takeuchi, ministër i Ambasadës dhe Seiji Kodama, sekretar i dytë i Ambasadës.

Implementimin e projektit do ta realizoj Kompania "AGRIBAU L.L.C" e cila sipas marrëveshjes brenda 60 ditësh do t'ia dorëzojë kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “Pastrimi” kamionin e kontraktuar sipas marrëveshjes. /InfoKomuna/