Anulohet konkursi për rekrutimin e udhëheqësit për buxhet dhe financa

Hani i ElezitPostuar: 11:44 / 30.08.2017

Komuna e Hanit të Elezit ka anuluar vendimin për rekrutimin e udhëheqësit të sektorit për buxhet dhe financa në kuadër të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa të kësaj komune, raporton InfoKomuna.

Siç theksohet në vendim, Zyra e personeli obligohet që të rishpallë konkursin konform dispozitave ligjore të cilat e rregullojnë çështjen e rekrutimit të nëpunësve civil.