Bruceloza mbytë 44 krerë lopë në Han të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 11:05 / 11.03.2020

Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, me asistimin e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK) të martën kanë asgjësuar 33 krerë lope në Komunën e Hanit të Elezit.

Sipas zyrtarëvepërgjegjës, asgjësimi i tyre ka ndodhë bazuar në konfimimin nga mostrat e analizuara se kafshët kanë qenë të infektuara me Brucelozë.

Duke ubazuar në faktin se Bruceloza është një sëmundje që bartet prej kafshëve te njeriu, kafshët janë asgjësuar me qëllim që të parandalohet shtrirja e sëmundjes te kafshët tjera në regjionin e prekur por edhe te banorët.

Vetëm gjat vitit 2020 në zonat më të prekura të komunës janë asgjësuar 44krerë lope, ndërsa si zona më të prekura janë fshatrat Gorancë, Rezhancë dhe Krivenik.

Fshatrat e përmendura por edhe disa zona tjera tëkomunës janë të identifikuara si zonë endemike me brucelozë nga se edhegjatë viteve të kaluara ka pas shumë raste të sëmundjes së kafshëve porse fatkeqësisht edhe disa raste të familjeve, raste këto që endetrajtohen nga këto infeksione.

Asgjësimi i kafshëve është realizuarsipas standardeve të përcaktuara nga Agjencioni i Veterinës së Kosovës(AVUK) dhe Inspektoriatit të Agjencisë Ushimore të Kosovës.