Fillon asfaltimi i rrugës Gorancë - Glloboçicë në Han të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 14:43 / 11.07.2017

Banorët e zonës së Hani i Elezit, Gorancës dhe Glloboçicë nga sot do ti gëzohen fillimit të realizimit të projekti për asfaltimin e rrugës që lidhë këto vendbanime, njoton InfoKomuna.

Fillimi i asfaltimit të kësaj rruge paraqet vazhdimin e aktiviteteve të komunës së Hanit të Elezit në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, që ndikon në ngritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Për kryetarin e komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma kjo rrugë paraqet ndër segmentet rrugore më të rëndësishme të komunës së Hanit të Elezit. Ai tha se kjo rrugë jo vetëm që do të lidhë dy fshatra atë të Gorancës dhe Glloboqicës por do të lidhë dy komuna të Hanit të Elezit dhe Kaçanikut por edhe dy pika të rëndësishme kufitare që lidhin Kosovën dhe Maqedonin.
Andaj rëndësia e kësaj rruge tejkalon interesat lokale dhe duhet të vlerësohet si rrugë strategjike për interes të vendit tha kryetari Suma.

Realizimi i këtij projekti në vlerë 688 mijë e 381 euro financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës. Gjatësia e kësaj rruge është 5.28 kilometra me gjërësi prej 6 m dhe do të shtrohet në dy shtresë 8+4 cm.
/InfoKomuna/

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.
VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...