Hani i Elezit dhe Tetova do të rrisin bashkëpunimin

Hani i ElezitPostuar: 12:49 / 07.02.2018

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim Xhelal Cekën drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Tetovës.

Mysafirët nga Komuna e Tetovës uruan Kryetarin e Komunës Rufki Suma dhe Nënkryetarin Mallzum Qajani me rastin e zgjedhjes së tyre në krye të Komunës së Hanit të Elezit.

Ata në emrin e tyre dhe të Kryetarës së Komunës së Tetovës Teuta Arifi uruan për suksese udhëheqësit e Komunës së Hanit të Elezit në punën e tyre dhe deklaruan gadishmërinë për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët.