Hani i Elezit fton fermerët të aplikojnë në programin për pagesa direkte

Hani i ElezitPostuar: 09:56 / 16.02.2018

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët e interesuar që të aplikojnë për mbështetje përmes Programit për Pagesa Direkte 2018.

Andaj Komuna e Hanit të Elezit u ka bërë thirrje fermerëve të kësaj komune që të aplikojnë për mbështetje përmes Programit për Pagesa Direkte 2018.

Përkrahja jepet për këto kultura dhe aktivitete bujqësore:

Pagesa Direkte për mbjellje të grurit;
Pagesa Direkte për mbjellje te farës së grurit;
Pagesa Direkte për mbjellje të elbit;
Pagesa Direkte për mbjellje të thekrës;
Pagesa Direkte për mbjellje të misrit;
Pagesa Direkte për mbjellje të lulediellit;
Pagesa Direkte për vreshta ekzistuese;
Pagesa Direkte për verë të prodhuar dhe deklaruar zyrtarisht;
Pagesa Direkte për pemishtet ekzistuese;
Pagesa Direkte për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë së rrushit mbi nënshartesat vegjetative;
Pagesa Direkte për perime;
Pagesa Direkte për bujqësi organike;
Pagesa Direkte për lopë dhe buallica qumështore;
Pagesa Direkte për dele;
Pagesa Direkte për dhi;
Pagesa Direkte për bletari;
Pagesa Direkte për pulat vojse;
Pagesa Direkte për dosa në riprodhim;
Pagesa Direkte për thëllëza.

Periudha e aplikimit:

Aplikimi zgjatë 45 ditë kalendarike dhe fillon nga dita e shpalljes publike, nga data 15 Shkurt deri me 31 Mars 2018.

Mënyra e aplikimit:

Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.

Për të gjitha Pagesat Direkte për sipërfaqe duhet të bëhet digjitalizimi i parcelave përmes programit LPIS.

Për të gjitha Pagesat Direkte për blegtori duhet të dorëzohet regjistri i lëshuar nga Praktikat Veterinare të kontraktura nga AUV, duke u bazuar në të dhënat e sistemit të Identifikimit dhe Regjistrimit të kafshëve në AUV;

Në rast se një fermer aplikon për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.

Gjatë procedurës së kontrollit në terren, në rast të gjetjes së shkeljeve, do të aplikohen masa ndëshkimore, duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ MBPZHR për Pagesat Direkte në Bujqësi per vitin 2018.

Sqarim:

Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në dy kopje dhe brenda periudhës së aplikimit. Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar dhe i pakompletuar, nuk do të pranohet për shqyrtim.

Informatat:

Për kriteret dhe procedurat për aplikim, informatat e hollësishme mund të merren në ueb faqen e MBPZhR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë,
www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi. /InfoKomuna/