Hani i Elezit thirrje tatimpaguesve të kryejnë obligimet për tatimin në pronë

Hani i ElezitPostuar: 10:37 / 17.12.2018

Komuna e Hanit të Elezit përmes një njoftimi ju ka bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve që të kryejn/ obligimet për tatimin në pronë.

Siç thuhet në njoftim në rast të moskryerjes së obligimeve të tatimit në pronë, komuna do të marr masa ndëshkuese dhe me anë të përmbaruesve privat.

Njoftimi i plotë:

"Njoftohen të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Hanit të Elezit, se pagesa e Tatimit në Pronë për këstin e dytë për vitin 2018, do të përfundoj me 31 dhjetor.

Në mënyrë që mos të ndëshkoheni me kamatë dhe dënim, kërkojmë nga ana juaj që deri me 31 dhjetor të vitit 2018, të paguani këstin e dytë të borxhit të tatimit në pronë.

Komuna e Hanit të Elezit, para disa muajsh ka paralajmëruar qytetarët borxhlinj, me vërejtjet e fundit dhe sot kërkojmë nga të gjithë që t’i kryejnë obligimet e veta, sepse vonesat e mëtutjeshme do të jenë rënduese për të gjithë qytetarët.

Një pjesë e borxhlinjve i janë përgjigjur thirrjes së komunës për pagesën e obligimeve, ku edhe jemi falënderues për të gjithë ata borxhlinjtë që tashmë janë në proces të pagesave ose disa i kanë përfunduar ato.

Gjithashtu, në bazë të ligjit ne jemi të obliguar që të vazhdojmë me mjetet ligjore për të mbledhur obligimet, nuk dëshirojmë që të marrim hapat e fundit, mirëpo nëse nuk ka përgjigje pozitive nga ana e atyre që kanë obligime, atëherë jemi të detyruar të veprojmë me forma juridike (përmes përmbaruesve privat).

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

Me mjetet e grumbulluara nga Tatimi në pronë ju kthehen qytetarëve përmes investimeve publike si: në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, çerdheve për fëmijë etj.

Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!"
/InfoKomuna/