Hani i Elezit miraton rishikimin e buxhetit 2017

Hani i ElezitPostuar: 16:30 / 25.05.2017

Buxheti i Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2018 do të jet 2,716,597 € ose një rritje prej 310,063 € apo 12.88% më shumë se në vitin 2017.

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e pestë -V- të rregullt për vitin 2017.

Këshilltarët e kuvendit të komunës për rendë të punës shqyrtuan dhe miratuan:

1. Betimi i anëtarit të kuvendit të komunës z.Florim Shkreta.
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3. Miratimi i rishikimit të buxhetit të komunës për vitin 2017.
4. Shqyrtimi i informatës mbi mbrojtjen e mjedisit.
5. Miratimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për "Javën Kulturore" 2017.
6. Shqyrtimi i informatës mbi qarkoren e parë buxhetore të MF-së .
7. Miratimi i planit të vlerësimit të rrezikut.
8. Miratimi i kërkesës së kompanisë ,, Afa Energy” sh.p.k për ndërrim destinim të pronës.
9. Pyetje dhe përgjigje.

Me punën e kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit z.Qamush Brava ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Kryetari i Komunës Rufki Suma dhe drejtorët e Drejtorive përkatëse të Komunës së Hanit të Elezit.

Në informatën lidhur me qarkoren buxhetore 2018/01 për komunat Drejtori për Buxhet dhe Financa Shabi Rexhallari i njoftoi anëtarët e kuvendit për kufijtë buxhetor, procesin dhe procedurat e përcaktuara në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjesitë (LMFPP) për përgatitjen e buxhetit komunal.

Përmes kësaj qarkoreje ofrohen udhëzimet e para për përgatitjen e buxhetit të komunave, përfshirë këtu kalendarin kohor indikativ si dhe kufijtë fillestarë të financimit për komunat për periudhën 2018-2020. Po ashtu, ky dokument përcakton shumat agregate të granteve qeveritare për financimin e komunave dhe nivelin e të hyrave vetanake të komunave për vitin fiskal 2018 si dhe parashikimin afatmesëm 2019-2020, buxheti i Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2018 do të jetë 2,716,597 € ose një rritje prej 310,063 € apo 12.88% më shumë se në vitin 2017.

Kuveni i Komunës miratoi rishikimin e buxhetit të komunës për vitin 2017.

/InfoKomuna/