Hani i Elezit së shpejti me Zyre punësimi

Hani i ElezitPostuar: 09:29 / 04.10.2018

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune, drejtorin e Zyrës Rajonale për Punësim Naim Gashi i shoqëruar edhe nga zyrtarët të nivelit Qendror përkatësisht nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale Luan Kastrati dhe Fadil Osmani.

Kryetari Suma dhe drejtori i Zyrës Rajonale për Punësim Naim Gashi, biseduan për mundësinë që edhe komuna e Hanit të Elezit të ketë zyrën e saj të punësimit.

Gjatë qëndrimit në komunën e Hanit të Elezit, mysafirët të shoqëruar nga kryetari Suma vizituan edhe objektin ku do të vendoset qendra e punësimit.

Gjithashtu në shenje respekti delegacioni vizitoi edhe varrezat e dëshmoreve në Puset e Nikës. /InfoKomuna/