Hani i Elezit, trefishohen linjat hekurudhore (Video)

Hani i ElezitPostuar: 23:05 / 21.05.2018

Deri sot, shkonte në mëngjes e kthehej në mbrëmje – por, treni që lidh Hanin e Elezit me Prishtinë, tani i bënë edhe katër rrugëtime të tjera.

Dy nga to deri në Ferizaj, njofton Klan Kosova. E gjithë ky numër i shtuar i linjave, vjen si rezulat i kërkesës së autoriteteve lokale të komunës jug-lindore.

Ata e dhanë edhe orarin e preferuar, i cili u miratua në Prishtinë.