Haradinaj: Qeveria do të mbështesë Hanin e Elezit

Hani i ElezitPostuar: 09:58 / 13.03.2019

Kryeministri Ramush Haradinaj priti në takim kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma.

“Nga kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, u njoftova sot për projektet dhe sfidat në këtë komunë, veçanërisht në infrastrukturë”, njoftoi Haradinaj.

Sipas tij, qeveria e vendit do të vazhdojë mbështetjen e gjithanshme të Hanit të Elezit.

Në këtë aspekt, Haradinaj përmendi edhe miratimin e Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale, si hapi më i madh në fuqizimin e zhvillimit ekonomik lokal, duke kthyer pronën komunale në potencial zhvillimor.