Humb një person në Han të Elezit, policia e shpall në kërkim

Hani i ElezitPostuar: 13:50 / 27.10.2017

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Rajonale në Ferizaj është në kërkim të personit të regjistruar si i humbur.

Personi i raportuar si i humbur është Nazim Fanaj i lindur me datë 25.09.1974 në fshatin Vërmicë - Prizren, me vendbanim Rr. Adem Jashari Hani Elezit, i cili me datë 18.09.2017 rreth orës 22:00 ka dalë nga shtëpia dhe nga ai moment i njëjti nuk është kthyer në shtëpi.

Policia e Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët mund të kenë informacione apo njohuri për vend ndodhjen e mundshme të personit të humbur, të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërm të policisë, ose përmes numrave emergjent të Policisë së Kosovës; nga telefonia mobile 192 dhe telefonia fikse 92, apo 044/504-102 .
 
Informacione shtesë lidhur me personin e humbur :
 
Emri:                                   Nazim
Mbiemri:                             Fanaj
Vendi i lindjes:                    Vërmicë
Data e lindjes:                      25.09.1974
Adresa:                                 Rr. Adem Jashari-Hani Elezit
Gjatësia:                                180 cm
Ngjyra e syve:                      Zi
Pesha:                                    67 kg.
Flokët:                                   Zeza