Humb pas tre mandateve, Rufki Suma uron kundër-kandidatin e tij

Hani i ElezitPostuar: 10:35 / 18.10.2021

Pas tre mandateve, Rufki Suma, humb zgjedhjet në Komunën e Hanit të Elezit, duke mos mundur të rimarrë sërish mandatin në këtë komunë.

Kandidati i pavarur, Rufki Suma, ka thënë se e ka uruar kundër-kandidatin e tij nga PDK-ja Mehmet Ballazhin, i cili ka fituar në Han të Elezit me 50,98% pas numërimit të 100% të votave në këtë komunë.

“Kemi thënë që do të respektojmë vendimin e qytetarëve. Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe demokratike përkundër asaj që ka pas presione, por megjithatë kanë përfunduar mirë. Jemi deklaruar që i pranojmë zgjedhjet dhe jemi pajtuar me atë rezultat. E kam thirrë në telefon kundërkandidatin për t’ia uruar por s’ka pasë qasje në rrjet dhe kuptoj që ka qenë në momente fesitmi, por ia kam uruar përmes mesazhit”.

Suma ka thënë që nuk është penduar që nuk ka bërë fushatë, ndërsa për kundërkandidatin nga radhët e PDK-së, Mehmet Ballazhin, tha që shpreson që ai t’i realizojë të gjitha premtimet që i ka dhënë.