Hani i Elezit investon në sektorin e arsimit

Hani i ElezitPostuar: 15:51 / 10.12.2018

Përveç investimeve në infrastrukturën publike, Komuna e Hanit të Elezit njofton se është duke realizuar investime edhe në sektorët e tjerë në interes të përgjithshëm të komunitetit.

Siç thuhet në njoftim, edhe këtë vit, investime përfiton edhe sektori i arsimit.

"Janë 42.427,00 euro të investuara për furnizimin me llaptop personal për të gjithë arsimtarët e shkollave të Komunës së Hanit të Elezit të dedikuar për zhvillimin e procesit arsimor si dhe kompletimin me mjete dhe pajisje më moderne për Kabinetin e Fizikës dhe Kimisë për SHFMU 'Ilaz Thaçi' në Han të Elezit", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/