Inkurajohet gjinia femërore për kandidim në Policinë e Kosovës

Hani i ElezitPostuar: 12:05 / 26.03.2018

Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Hanit të Elezit, në bashkëpunim me Stacionin Policor të Kosovës në Han të Elezit dhe Drejtorinë Regjionale të Policisë së Kosovës në Ferizaj organizuan takimin informues me qëllim të inkurajimit të gjinisë femërore të konkurrojnë për kandidate të mundshme për të qenë pjesëtare të Policisë së Kosovës, raporton InfoKomuna.

Pjesëmarrëseve në këtë takim mbi kushtet dhe kriteret të cilat duhet t'i plotësojnë kandidatet potenciale për të qenë pjesëtare e ardhshme e Policisë së Kosovës ua prezantoi Major Luljeta Limani nga Drejtoria Regjionale të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Në takim ku ishte prezent edhe Nuhi Dema, komandant i Stacionit Policor në Han të Elezit iu bë ftesë gjinisë femërore të moshë nga 18 vjet deri 30 vjet që të marrin pjesë në procesin e rekrutimit për kandidate potenciale të cilat plotësojnë kriteret për të qenë pjesëtare e ardhshme e Policisë së Kosovës. /InfoKomuna/

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.