Komuna dhe DEMOS nisin projektin për mbrojtjen e ambientit

Hani i ElezitPostuar: 14:31 / 21.06.2017

Drejtoria e Shërbimeve Publike e komunës së Hanit të Elezit në bashkëpunim me Projektin për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave – (DEMOS), janë duke realizuar fushatë vetëdijësimi me qëllim të mbrojtjes së ambientit.

Në fletëpalosjet të cilat janë shpërndarë në të gjitha vendbanimet, fshatrat dhe lagjet e komunës së Hanit të Elezit banorët njoftohen mbi rëndësinë për një ambient sa më të pastër por edhe mbi masat ndëshkimore të parapara me Ligjë për të gjithë ata që nuk respektojnë Ligjin.

Komuna e Hanit të Elezit mbetet e përkushtuar që së bashku me banorët të kontribojnë për një ambient sa më të pastër
/InfoKomuna/