Komuna e Hanit të Elezit fillon procesin e hartimit të Hartave Zonale

Hani i ElezitPostuar: 15:01 / 15.05.2018

Me prezantimin e programit për Hartimin dhe menaxhimin e procesit të hartimit të hartave zonale, komuna e Hanit të Elezit edhe zyrtarisht hyri në fazën e realizimit të një dokumenti me rëndësi strategjike për zhvillimin e saj.

Përfaqësuesja nga USAID-i Arlinda Rushitaj-Sadiku tha se në kuadër të Partneritetit për zhvillim ndërmjet USAID-it dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, USAID-i do të ndihmojë Komunën e Hanit të Elezit në procesin e Hartimit të Hartave ZonaleNë takim ishin prezent Kryetari i Komunës Rufki Suma, Nënkryetari Mallzum Qajani, Drejtorët e Drejtorive përkatëse të Komunës si dhe zyrtarë komunal të cilët mund të kontribuojnë në këtë projekt.

Në hapje të takimit Kryetari Suma tha se komuna e Hanit të Elezit po fillon me procesin e hartimit të dokumenteve planore në nivel lokal me theks te veçantë Harta Zonale e Komunës.
Ai tha se që ky proces të jetë i suksesshëm duhet dhe procesi i rivlerësimit të Planit Zhvillimor Komunal.

Ky proces i rivlerësimit do të ndihmojë edhe me hartimin e Hartës Zonale.

Ndërsa Drejtori i DUKMM-së Nexhmedin Daci tha se për të realizuar një dokument me rëndësi të veçantë si Planin Zhvillimor Komunal dhe Harta Zonale e Komunës janë formuar edhe Grupet përkatëse, Grupi Koordinativ dhe Grupi Punues që do të angazhohen në këtë projekt dhe se do të konsultohemi në të gjitha fazat me ministrit përkatëse dhe USAID-in i cili do të përkrahë këtë proces.

Përfaqësuesja nga USAID-i znj Arlinda Rushitaj-Sadiku tha se procesi i Hartimit të Hartave Zonale është projekt i mbushur me shumë aktivitete teknike, hartografike si dhe bashkëpunim i vazhdueshëm me qytetarët. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.
PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...