Komuna e Hanit të Elezit me njoftim për nxënësit për provimin e maturës

Hani i ElezitPostuar: 11:32 / 18.08.2017

Komuna e Hanit të Elezit njofton nxënësit që duhet t'i nënshtrohen afatit të dytë të provimit të maturës.

"Lajmërohen nxënësit që duhet ti nënshtrohen afatit të dytë të provimit të maturës se dita e parë e realizimit të provimit të maturës është me datë 25 gusht ( e premte) dhe dita e dytë është me datë 30 gusht ( e mërkurë )Nxënësit mund ti paraqesin provimin deri më 21 gusht 2017", thuhet në njoftim, raporton InfoKomuna.