Komuna e Hanit të Elezit përfiton 60 mijë euro për performancë të mirë

Hani i ElezitPostuar: 10:09 / 31.05.2019

Komuna e Hanit të Elezit përfiton 60.000 euro si rezultat i performancës së mirë të realizuar në vitin 2018.

Ky vlerësim vjen nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me rastin e publikimit të Raportit të performancës së komunave për vitin 2018.

Raport i performancës komunale është projekt i MAPL-së me mbështetjen e vazhdueshme të USAID-it dhe qeverisë zvicerane përmes projektit DEMOS, ku janë të definuara kriteret e performancës, fushat specifike, si dhe treguesve të performancës, dizajnin e platformës on-line për të menaxhuar të dhënat dhe parashikimin e fondeve dhe granteve stimuluese.

Bazuar në këto kritere, Komuna e Hanit të Hanit të Elezit radhitet si e treta nga komunat e Kosovës duke performuar me 78.64% të indikatorëve për vlerësim.

Kjo performancë shumë e mirë e Komunës së Hanit të Elezit është shpërblyer me 60.000 euro, mjete këto të cilat do të realizohen gjatë vitit 2019 për të financuar projektet e planifikuara për vitin 2019. /InfoKomuna/