Koordinatori Hoti nënshkruan memorandum me Kryetarin e Hanit të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 15:27 / 07.12.2018

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma për realizimin e Programit Nacional për Rininë.

Koordinatori Hoti tha se programi ka për qëllim avancimin e pozitës së të rinjve në sport, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në dituri dhe se me këtë program qeveria kthehet drejtpërdrejt te nxënësit.

“Programi Nacional për Rininë është hartuar për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës duke marrë parasysh rolin kyç që duhet të luajnë institucionet shtetërore për t’i ofruar të rinjve kushte të përshtatshme për mësim. Unë besoj se ky bashkëpunim do të jetë në interes të komunës, qeverisë si dhe gjithë vendit”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërkaq, Kryetari Suma tha se është i bindur se ky program do jetë mundësia më e mirë për të nxjerrë në pah talentët e Hanit të Elezit dhe të gjithë Kosovës.

“Ju përgëzoj për programin për të rinjt. Jam i bindur që ky program do të jetë i suksesshëm sepse ka garë dhe konkurrencë. Aty ku ka garë e konkurrencë ka sukses prandaj jam shumë i lumtur që ky program po implementohet nga Qeveria e Kosovës për nxënsësit tanë.

Në komunën tonë infrastruktura për sport është në nivelin e duhur por ne do të ju mbështesim më të gjitha mundësitë që kemi edhe në fushën e diturisë dhe kulturës”, theksoi Suma.

Në takim Hoti u shoqërua nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri. Ata dhanë mbështetjen e parezervë të ministrive që përfaqësojnë për Koordinatorin Hoti dhe programin e tij për nxënësit duke thënë se presin që ky program të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë në arsim.

Marrëveshja e bashkëpunimit me Komunën e Hanit të përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me diturinë, kreativitetin kulturor dhe mendimin kritik, si dhe sportin.

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...