Kryetari Suma ngushëllon familjen Rexhepi

Hani i ElezitPostuar: 10:04 / 22.08.2017

Kryetari i Komunës Rufki Suma shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes së kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi.

Me rastin e vdekjes së kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma në emër të tij personal dhe të banorëve të Komunës së Hanit të Elezit shprehë ngushëllime më të sinqerta familjes, shokëve dha bashkëpunëtorëve të tij, shkruan InfoKomuna.

"Puna dhe vepra e Kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës Bajram Rexhepi do të mbetet i pashlyeshëm si kontributi i tij për popullin e Kosovës dhe përkushtimin e tij për ardhmërinë e shtetit të Kosovës".