Kuvendi i Hanit të Elezit themelon Komitetet Konsultative

Hani i ElezitPostuar: 09:37 / 25.05.2018

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit me seancë konstituive themeloi tri Komitete Konsultative si dhe zgjodhën kryesuesit e këtyre komiteteve.

Me seancat konstituive udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Qamush Brava dhe në emër të ekzekutivit pjesëmarrës ishte nënkryetari i Komunës Mallzum Qajani.

Kuvendi i Komunës me vendim ka themeluar:

- Komiteti Konsultativ për Arsim, Kulturë, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;
- Komiteti Konsultativ për Zhvillim Ekonomik, Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Ambientit;
- Komiteti Konsultativ për Shërbime Publike dhe Emergjencë.

Anëtarët e Komiteteve Konsultative në seancat konstituive zgjodhën edhe kryesuesit e komiteteve.
Jetmire Quni do të kryesojë me Komitetin Konsultativ për Arsim, Kulturë, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;
Lindita Rexha do të kryesojë me Komitetin Konsultativ për Zhvillim Ekonomik, Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Ambientit;
Nurane Bushi do të kryesojë me Komitetin Konsultativ për Shërbime Publike dhe Emergjencë. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...