Mbahët mbledhja e shtatë e Komitetit për Politik dhe Financa

Hani i ElezitPostuar: 13:18 / 03.07.2017

Komitetit për Politik dhe Financa e Komunës së Hamit të Elezit mbanë mbledhjen e shtatë - rregullt për vitin 2017.

Anëtarët e KPF-së pas shqyrtimit të pikave të rendit të punës vendosën që për mbledhjen e rregullt të kuvendit të komunës të shqyrtohen:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Shqyrtimi i raportit të shpenzimeve buxhetore për periudhën Prill – Qershor 2017.
3. Shqyrtimi i informatës mbi raportin e auditorit të përgjithshëm për Komunën për vitin 2016.
4. Shqyrtimi i planit të veprimit të Komunës së Hanit të Elezit për adresimin e rekomandimeve të raportit të auditimit 2016.
5. Shqyrtimi i informatës mbi procesin e trajtimit të ndërtimeve pa leje dhe legalizimin e tyre.
6. Shqyrtimi i propozim vendimit për themelimin e grupit punues për hartimin e planit të punës së kuvendit të Komunës për vitin 2018.
7. Shqyrtimi i njoftimit për aktivitetet e këshillit komunal për siguri në bashkësi për gjashtë mujorin e vitit 2017. /InfoKomuna/