Mbahet panairi e produkteve bujqësore dhe artizanale të prodhuesve vendor

Hani i ElezitPostuar: 14:58 / 31.07.2017

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Hanit të Elezit në bashkëpunim me Projektin LAB (Laboratori i Biznesit) dhe IKC (Initiative fot Kosova Community), organizuan panairin e produkteve bujqësore dhe artizanale të prodhuesve vendor.

Panairi i produkteve bujqësore dhe artizanale të prodhuesve të Komunës së Hanit të Elezit i cili organizohet për të dytin vit radhazi kishte për qëllim prezantimin e me produktet dhe kapacitetet e prodhuesve vendorë.

Hapjen e Panairit e bëri Nënkryetari i komunës Menduh Vlashi i cili tha se treva e Hanit të Elezit ka traditën e kultivimit të produkteve bujqësore. Mirëpo viteve të fundit i është kushtuar vëmendje më e madhe dhe falë subvencione apo donatorëve të ndryshëm sektori i bujqësisë po dëshmohet si sektorë me potencialet e veta.

Hajredin Gashi Drejtorë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Hanit të Elezit tha se ky panair i produkteve bujqësore dhe artizanale të prodhuesve vendor është dëshmia më e mirë e një investimi në një projekt të përbashkët të Komunës së Hanit të Elezit, donatorëve si dhe përfituesve individual.

Katër vite të bashkëpunimit me projektin LAB si dhe donatorët tjerë në sektorin e bujqësisë e kanë transformuar bujqësinë nga veprimtari tradicionale dhe më shumë familjare në një sektorë të mirë organizuar me kapacitet për të përmbushur nevojat banorëve të Komunës së Hanit të Elezit për produkte bujqësorë.

Drejtori i Projektit LAB Hysen Shabani në fjalën e tij theksoi përkushtimin e projetit LAB që të ndihmojë sektorin e bujqësisë.
Duke theksuar se mbështetja kryesore financiare e Projektit të LAB-it janë fondet e Sharrcemit ai the se ideja kryesore ka qenë realizimi i partneritetit publiko privat me qëllimit të hapjes se bizneseve të vogla dhe gjenerimit të vendeve të punës.
Përvoja për këto katër vite të bashkëpunimit kanë dëshmuar se jemi në rrugën e duhur dhe jemi në rrugë të mirë që projektit të LAB-it dhe kësaj ideje ti bashkohen edhe donatorë tjerë siç është USAID-i.

Ndërsa Drejtori i përgjithshëm i Sharrcem-it, Thomas Glavas tha se ndihet i nderuar që një projekt i përbashkët po tregohet me shumë suksese.
Projekti i LAB-it tashë ka marrë mirënjohje si në nivel të vendit por edhe atë me ndërkombëtarë.

Është shumë me rëndësi që një ide e mirë ka hasur në bashkëpunëtorë të mirë dhe si rezultat sot kemi prodhues të suksesshëm dhe ndërmarrës të ri.
Ai theksoi se është e rëndësishme që të kuptohet se ndërmarrësia private mundë të gjenerojë të ardhura të mira si dhe vende të punës.

Ishte zotimi i Drejtorit të përgjithshëm i Sharrcem-it, z.Thomas Glavas se projekti i LAB-it do të vazhdojë të përkrahet edhe me projektet të tjera./InfoKomuna/