Mbahet Panairi i prodhimeve bujqësore në Hanin e Elezit

Hani i ElezitPostuar: 14:53 / 31.07.2019

Komuna e Hanit të Elezit për të katërtin vit me radhë organizon Panairin e prodhimeve bujqësorë dhe artizanale në Komunën e Hanit të Elezi.

Kjo ngjarje ka për qëllim promovimin dhe përkrahjen e sektorit të bujqësisë duke ofruar mundësin që bujqit dhe fermerët vendorë ti ekspozojnë prodhimet e tyre si dhe banorët e komunës së Hanit të Elezit të informohen me kapacitete e prodhuesve të komunës.

Ndërsa, kryetari i komunës Rufki Suma duke përshëndetur të pranishmit dhe në veçanti bujqit dhe fermerët prezent, tha se është kënaqësi e veçantë që me një ngjarje si kjo të kthejmë vëmendjen të prodhuesit vendorë dhe për së afërmi të mësojmë për mundësit që ofron sektori i bujqësisë në komunën e Hanit të Elezit.

Me fjalë rasti të pranishmit i përshëndetën përfaqësuesi i Sharrcem Titan Grup, Kryetari i Shoqatës së Bletarëve të Kosovës dhe përfaqësuesi i IKC-sës të cilët edhe u nderuan me Mirënjohje nga Komuna e Hanit të Elezit për përkrahjen e tyre sektorit të bujqësisë.

Ndër përkrahësit më të fuqishëm në vitet e fundit për bujqit e Hanit të Elezit gjithsesi mbetet OJQ-LAB-i.

Hysen Shabanaj drejtor ekzekutiv i LAB-it tha se janë mbi 700.000,00 euro donacione nga Sharrcem Titan Grup me të cilat janë përkrahur në themelimin e 82 Start Up projekte të ndryshme në bujqësinë e Hanit të Elezit.

Këtij projekti i është bashkuar me donacion edhe USAID-i me një vlerë prej 82.000,00 euro duke përkrahur themelimin e 15 bizneseve të reja.

Ai tha se edhe këtë vit projekti i LAB-it ka hapur thirrjen për të vazhduar me përkrahje e fermerëve të rijë.

Për fermerët pjesëmarrës në këtë Panair Kryetari i Komunës iu ndau Mirënjohje. /InfoKomuna/