Nxënësit e dalluar shpërblehen me shëtitje një ditore

Hani i ElezitPostuar: 10:16 / 20.06.2017

Drejtoria Komunale për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport Komuna Hani i Elezit sot do të realizojë shëtitje një ditore nëpër Kosovë me nxënësit më të dalluar në sukses dhe sjellje të shkollave të Komunës së Hanit të Elezit të nivelit të mesëm të ulët nga klasa e -V- deri në klasën e -IX- për vitin shkollor 2016/2017.

Ideja e kësaj shëtitjeje është shpërblimi i nxënësve të suksesshëm të këtij vitit shkollorë dhe njëkohësisht motivimi i nxënësve tjerë që të arrijnë sukses në të ardhmen.

Për ti uruar për suksesin e arritur si dhe kalim sa më të mirë gjatë shëtitjes nëpër Kosovë nxënësit më të dalluar në sukses dhe sjellje të shkollave të Komunës së Hanit të Elezit i priti edhe kryetari i komunës Rufki Suma i cila i përgëzoi për suksesin e arritur dhe i uroi që të jenë shembull i mirë për bashkëmoshatarët e tyre me ç’rast i shpërbleu edhe me nga një notest.

/InfoKomuna/