Rregullohet oborri i shkollës "Ilaz Thaçi" në Han të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 13:25 / 10.11.2017

Me organizimin e hapsirës të oborrit të shkollës dhe të sallës së sporteve si dhe rregullimin e sajë sigurohen kushte optimale për aktivitetet të nevojshme arsimore si dhe hapsirë e gjelbëruar për nxënësit e kësaj shkolle.

Realizimi i këtij projekti mbanë në vete rregullimin me kubëza betoni të sipërfaqeve të nevojshme, rregullimi i sipërfaqeve të gjelbërta si dhe mbjelljen e drujnëve dekorativ.

Për të realizuar këtë projekt komuna e Hanit të Elezit ka ndarë buxhet në vlerë prej 24.380.90 euro.

/InfoKomuna/