Rritet hapësira për parking publik në Han të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 16:10 / 08.09.2017

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve publike sa më të mira për banorët, komuna e Hanit të Elezit është duke investuar në shtimin e hapësirave për parking publik.

Hapësira ku është duke u realizuar ky projekt është hapësira afër objektit të komunës.

Pjesë e këtij projekti janë rregullimi i ndriçimit publik, zonës së gjelbër si dhe një pjesë e kanalizimit.

Vlera financiare për realizimin e këtij projekti është 28.918 euro.
/InfoKomuna/