Suma: Do t’i kryej kompetencat e kryetarit me besnikëri

Hani i ElezitPostuar: 10:42 / 24.10.2017

Kandidati i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka fituar zgjedhjet në këtë komunë.

Sipas të dhenve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Suma në raundin e parë të zgjedhjeve ka arritur të marrë 57.32 për qind, apo 2,823 vota.

Rufki Suma i cili për herë të tretë do ta drejtojë komunën e Hanit të Elezit edhe për katër vjet, ka falënderuar qytetarët e kësaj komune që ia dhanë besimin edhe për një mandat, shkruan InfoKomuna.

“Zotohem se me besimin e dhënë dhe përkrahjen nga ju do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Komunës me nder e besnikëri, në mënyrë që të sigurojmë kushte për një jetë sa më të mirë dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë Suma.

Deklarimi i plotë i kryetarit Suma:

“Të nderuar qytetarë të komunës së Hanit të Elezit, shokë, miq e dashamirë
Dua që së pari t’i falënderoj të gjithë qytetarët e komunës së Hanit të Elezit që morën pjesë në këto zgjedhje dhe që u kujdesën që këto zgjedhje të shkojnë si është më së miri, të jenë të qeta dhe demokratike.

Në pamundësi që të ju falënderohem të gjithëve një nga një për urimet me rastin e rizgjedhjes sime për Kryetarë të Komunës së Hanit të Elezit, shfrytëzojë këtë rast që të ju falënderohem për mbështetjen përkrahjen dhe respektin e treguar ndaj meje.

Zotohem se me besimin e dhënë dhe përkrahjen nga ju do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si Kryetar i Komunës me nder e besnikëri, në mënyrë që të sigurojmë kushte për një jetë sa më të mirë dhe zhvillim ekonomik”
, ka deklaruar Suma./InfoKomuna/
 

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.
PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.