Suma takon drejtorin rajonal të Policisë kufitare

Hani i ElezitPostuar: 15:11 / 07.09.2017

Kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim pune Nebi Aliu drejtor Rajonal për Policinë Kufitare të Rajonit Lindje me bashkëpunëtorët e tij.

Në takim kryetari Suma dhe Aliu e vlerësuma si shumë të mirë bashkëpunimin e komunës së Hanit të Elezit me Njësitë e Policisë së Kosovës të cilat operojnë në Komunën e Hanit të Elezit.

U biseduan edhe çështjet të cilat me bashkëpunim të ndërsjellë mundë të tejkalohen në veçanti problemet që herë pas here po shkaktohen në afërsi të vendkalimit kufitar ku për shkak të kolonave po pengohet kalimi i lirë i banorëve të fshatrave që shfrytëzojnë rrugën për Seçishtë dhe Glloboqicë./InfoKomuna/