USAID-i interesohet për sektorin e bujqësisë në Hanin e Elezit

Hani i ElezitPostuar: 16:30 / 21.09.2017

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, priti në takim pune zyrtarë të lartë të USAID-it, Andrew Plitt, Laura Thurstone-Goodre, Paul Vaca, Brian Martaus, Besa Ilazi, Mark Wood dhe Agron Selmani.

Komuna e Hanit të Elezit ka identifikuar sektorin e bujqësisë si sektorë me kapacitete të larta për zhvillim ekonomik, transmeton InfoKomuna.

Në këtë drejtim edhe vizita e zyrtarëve të lartë nga USAID-i kishte për qëllim identifikimin e kapaciteteve të komunës së Hanit të Elezit për investime në sektorin e bujqësisë si dhe mundësit që USAID-i të jetë partnerë i mundshëm në këtë drejtim.

Duke i njoftuar mysafirët lidhur me zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit, kryetari Suma tha se në tre vitet e fundit falë bashkëpunimit shumë të mirë me projektin LAB (Laboratorin e Biznesit) kemi realizuar shumë projekte në sektorin e bujqësisë me të cilin kemi arritur të kuptojmë se ky sektorë mundë të ketë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, hapjen e bizneseve të vogla dhe me këtë edhe zbutjen e papunësisë.

Koncepti i investimeve nga LAB-i ka rezultuar me sukses, dhe me këtë rast kryetari Suma falënderoi zyrtarët e USAID-it për kontributin e tyre që ta përkrahin LAB-in dhe të jenë pjesë e një projekti të përbashkët.

Ndërsa Andrew Plitt tha se qëllimi kryesorë i projekteve të USAID-it është të ndihmohen projektet të cilat rezultojnë me suksese siç është nga bashkëpunimi me komunën e Hanit të Elezit dhe LAB-in.

Ndërsa Mark Wood shpalosi konceptin e bashkëpunimit me LAB-in dhe komunën e Hanit të Elezit duke theksuar se investimet mundë të jenë të qëndrueshme vetëm atëherë kur të sigurohet një cikël ndërmjet prodhuesve, grumbulluesve dhe tregjeve të produkteve. /InfoKomuna/