Hapet thirrja për fondin 19 milionësh për fermerët dhe ekonomitë bujqësore

KlinëPostuar: 11:37 / 22.03.2018

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur fazën e aplikimit në kuadër të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2018.

Ftohën të gjithë fermerët dhe ekonomitë bujqësore që duan të merren me bujqësi dhe zhvillim rural që të aplikojnë në fondin prej 19 milion euro për mbështetje në disa nënsektorë.

Thirrja për aplikim është e hapur prej datës 19.03.2018 deri më 30.04.2018.
Të drejtë aplikimi kanë gjithë fermerët nga Komunat e Kosovës.

https://kk.rks-gov.net/kline/wp-content/uploads/sites/15/2018/03/Thirrje-per-Aplikim-per-Fermeret-dhe-Ekonomite-Bujqesore-te-Republikes-se-Kosoves.pdf


/InfoKomuna/